Aksioni policor i zhvilluar të mërkurën në Itali, Gjermani, Francë dhe shumë vende të tjera të BE-së kishte në shënjestër kryesisht organizatën mafioze kalabreze ‘Ndrangheta dhe mbështetësit e saj. U konfiskuan pasuri me vlerë disa milionëshe. Operacioni ndërkufitar “Eureka” ishte një nga aksionet më të mëdha ndërkombëtare kundër mafies që është bërë deri më sot.
Hetimet ishin zhvilluar për më shumë se katër vjet në fshehtësi të plotë. Autoritetet e sigurisë me sa duket kishin arritur të përgjonin bisedat që kriminelët bënin me telefona të kriptuar, të cilët konsiderohen veçanërisht të sigurtë nga përgjimet. Një rol të veçantë në këtë thuhet se ka luajtur policia në Bavari.
Cili është ndikimi i ‘Ndrangheta’s?
‘Ndrangheta’ konsiderohet si organizata më e fuqishme mafioze në Evropë. Me një “xhiro vjetore” të vlerësuar prej më shumë se 50 miliardë euro, ajo prej kohësh e ka lënë në hije Cosa Nostra-n siciliane. Organizata mafioze e fiton pjesën më të madhe të të ardhurave nga trafiku i drogës, shantazhimi i biznesmenëve dhe pastrimi i parave. Por ajo pasurohet edhe përmes prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, depozitimit të paligjshëm të mbeturinave dhe me lojëra fati të ndaluara…lexo ketu shkrimin e plotë.