I zgjedhuri i presidentit amerikan, Joe Biden për të marrë postin e presidentit të Bankës Botërore pas votimit nga 24 anëtarët e bordit.
Tashmë është zyrtare se Ajay Banga është presidenti i ri i Bankës Botërore pas dorëheqjes së David Malpass para përfundimit të mandatit 5-vjeçar.
Kreu i Bankës Botërore është një amerikan i zgjedhur nga SHBA dhe ai i Fondit Monetar Ndërkombëtar, një evropian. Por këtë herë presidenti i Bankës Botërore do të jetë një indiano-amerikan.
Ish-shefi ekzekutiv i kompanisë Mastercard dhe biznesmeni me përvojë do të marrë detyrën më 2 Qershor.