16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin e Asociacionit, BE: Shkel frymën e marrëveshjeve!

Kryesoret

Qeveria e Kosovës shkarkoi dje Ekipin Menaxhues për Asociacionin. Siç e tha edhe vetë Kurti, propozimi ishte larg asaj që Kosova mund të pranojë, ky ekip u shpërbë. Tash BE-ja, po deklaron që Kosova e ka shkelur letrën dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut.

BE-ja, duket se është kundër këtij vendimi. Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një përgjigje për Kallxo.com, këtë vendim e ka cilësuar si shkelje të frymës së marrëveshjeve të Brukselit, duke theksuar se këso hapa duhet të ndërmerren vetëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Formimi i Ekipit Menaxhues ishte paraparë me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013. Ky ekip ishte formuar nga ish-ministri i MAPL-së, Goran Rakiq.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit