-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Më 12 maj Berisha mbyll fushatën në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin elektoral të zhvilluar sot në Has, u shpreh se “14 maji hap dyert për përmbysjen e Ramës, i bëj thirrje që të mos guxojë të luajë me çështjen e Kosovës.”

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, Hasi, Tropoja, Dibra, Kukësi nuk mund t’ia falin Ramës miqësinë dhe vasalitetin e tij ndaj Beogradit dhe Vuçiçit. Berisha lëshoi një thirrje të fortë kundrejt Ramës që në asnjë mënyrë të mos e prekë Kosovën.

Berisha kërkoi që qytetarët të bënin zgjedhjen e duhur më 14 maj, dhe të votonin për kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti. Berisha u shpreh para simpatizantëve të tij, dhe qytetarëve se, ndryshimi në 14 Maj do të jetë shpëtimi i Hasit. Vota për ndryshim, citoi Berisha, është votë për shpëtimin e Shqipërisë.

Ditën e premte, më 12 maj, ora 19:00, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, opozita do ta konkludojë fushatën e saj përmes një mitingu madhështor. Njoftimin e bëri vetë Berisha, gjatë takimit me qytetarët e Hasit. Berisha ftoi qytetarët që t’i bashkohen mitingut përmbyllës të premten e ardhshme në kryeqytet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit