Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka qenë një prej banoreve më të ndjekura të Big Brother VIP Albania.
Ajo e nisi këtë garë në datën 24 dhjetor, por që u tërhoq pasi bëri 100 ditë brenda shtëpisë, për t’u rikthyer te djali i saj, mungesën e të cilit e kishte ndjerë shumë.
Gjithsesi, Olta nuk ka munguar në natën finale të këtij spektakli, ku është dukur tejet bukur dhe elegante e veshur me një fustan të kaltër me shkëlqim.
Për çudinë e shumë shikuesve, Olta e ndjek finalen nga këndi i të eliminuarve, ani pse ajo ishte shquar si një prej konkurrenteve më të forta dhe potenciale për ta fitur këtë edicion të BBVA.
Ndërkohë në finalen e madhe janë gjithsej katër banorë, Luiz Ejlli, Deamishel Hoxha, Efi Dhedhes dhe Kristi Aliaj (Dragot).
Njëri prej tyre fiton sonte (e shtunë) çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.