Policia ka proceduar një 29-vjeçar pasi sipas njoftimit tentoi të fuste në Shqipëri 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, pa i deklaruar konform ligjit. Sekuestrohet shuma e parave.
Policia thotë se ka shkëmbyer informacion me policinë spanjolle dhe Guardia di Finanza duke futur për kontroll makinën e të riut me inicialet XH. Ç.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e policisë gjetën 15 750 euro dhe 1 000 dollarë, të cilat Xh. Ç. po tentonte t’i fuste pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi. Shuma që lejohet është poshtë 10 milionë lekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.