Pas Korçës dhe Durrësit sot u shpall projekti fitues për stadiumin e Vlorës.
Projekti fitues është ai i studios belge ndërsa në garë ishin edhe dy studio të tjera. FUKSAS (Itali) si dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).
Në fund triumfoi XDGA (Belgjikë). Impianti i ri sportiv do të jetë multifunksional, një model i ngjashëm me “Air Albania”, stadiumin e kryeqytetit.
Rrethuar me kulla si në Durrës. “Synimi është që stadiumet të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social” sipas qeverisë.