Tentuan t’i merrnin një biznesmeni 100 000 euro me anë të mashtrimit, arrestohen babë e bir në Tiranë, shpallet në kërkim organizatori, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash.
U arrestuan Bedri 54 vjeç dhe Albert Vodha 24 vjeç (babë e bir) dhe u shpall në kërkim Florian Gjergji banues në Tiranë. Bedri dhe Albert Vodha 24 do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen.
Florian Gjergji ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmenit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Pas identifikimit, Bedri dhe Albert Vodha janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.
Gjithashtu u zbulua një rast tjetër i marrjes së një shume të madhe parash me anë të kësaj mënyre mashtrimi, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.
Sekuestrohen 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.