Forcat speciale çeçene Akhmat janë gati të zënë vendin e atyre të wagner në Bakhmut. Lideri Ramzan Kadyrov njofoti se janë të gatshëm të zënë vendin e grupit Wagner, pas deklaratës së Yevgeny Prigozhin, ku tha se do të tërhiqet nga territori nga 10 Maji, shkruajnë mediat e huaja.
“Luftëtarët tanë janë gati të pushtojnë qytetin,”-njoftoi Kadyrov.
Prigozhin njoftoi se Grupi wagner po largohet nga qyteti i rrethuar lindor i Ukrainës, Bakhmut duke përmendur mungesën e furnizimeve me municion për të cilin Prigozhin fajëson komandën ushtarake të Rusisë.