-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha nga Fieri: Përpara me Ramën do të thotë mjerim

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier, ku e ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Edvar Kodhelin.

Gjatë fjalës së tij Berisha theksoi se fitorja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” është e padiskutueshme, ndërsa shtoi se përpara me kryeministrin Edi Rama do të thotë përpara me ndëshkime, gjoba , pa liri dhe pa të drejta.

“Starti ynë po përfundon me finishin drejt fitores së shkëlqyer të koalicionit “Bashkë Fitojmë” me kandidatin në Fier dhe në mbarë Shqipëri.

Përpara me Edi Ramën do të thotë fuqëzimi i të gjitha pushteteve në duart e tij dhe ky do të ishte një gabim fatal pavarësisht nga bindjet politike.

Pushtetet e përqendruara në një dorë kanë sjellë mjerime, kurrë nuk kanë sjellë mirësi për qytetarët.

Përpara me Edi Ramën do të thotë rroga të ngrira, do të thotë boshatisje e qyteteve dhe fshatrave tonë, mbyllje shkollash, shkatërrim i sistemit shëndetësor. Bojkotim total të fermerëve.

I bëj thirrje të ndalen dhe të arsyetojnë si kanë qenë këto vite me ta. Ai kontrollon çdo gjykatë e çdo prokuror”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit