-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dashuri dhe para”, parashikimi i yjeve për sot

Kryesoret

Dashi

Me ndikimin e madh te Diellit ne jetën tuaj ne çift, çdo gjë do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet dhe do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret, për shkak te mundësive te shumta qe do kenë, do nxitohen dhe mund te bëjnë gabime. Menaxhimi i financave duhet te behet me maturi dhe duke ndjekur disa rregulla strikte.

Demi

Dite mjaft interesante dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i jepni me tepër rëndësi intimitetit dhe do kaloni momente pasionante. Beqaret do kenë me tepër besim tek vetja dhe nuk do ndalen derisa ta gjejnë atë qe kane ëndërruar. Shpresat mos i humbni deri ne minutën e fundit. Financat do jene te mira sepse do tregoheni te kursyer me shpenzimet.

Binjaket

Për te pasur një dite edhe me te bukur sot se bashku me partnerin duhet te shtoni dozat e imagjinatës dhe te tregoheni me te hapur me te. Mos u mërzitni nëse keni ndonjë debat te vogël, te gjithë i kalojnë këto. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë veçante, por kjo nuk do te thotë qe ata te bien ne pesimizëm. Ne planin financiar do shpenzoni shume dhe mund te ketë tronditja.

Gaforrja

Dite mjaft e qete kjo e sotmja ne planin sentimental te çifteve. Çdo gjë do shkoje me mire sesa ju e mendonit dhe do kaloni momente te ngrohta. Beqaret nuk do ëndërrojnë me princin e tyre te kaltër sepse një person i veçante do shfaqet për ta gjate kësaj dite. Dite e mire për te riorganizuar edhe njëherë buxhetin. Do kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.

Luani

Gjate kësaj dite planetët do ndikojnë mjaft pozitivisht ne jetën tuaj ne çift. Çdo gjë do shkoje mjaft mire dhe nuk do keni as me te voglin debat. Jupiteri do jete planeti qe do ndihmoje beqaret. Jo vetëm qe do keni takime, por do krijoni edhe një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar, atmosfera do jete harmonike. Do keni mundësi te kryeni transaksione.

Virgjeresha

Ata qe janë ne një lidhje duhet te mendojnë te organizojnë një fejese apo martese se shpejti. Klima do jete mjaft e favorshme. Ata qe kane fëmijë do marrin një lajm te rëndësishëm prej tyre. Beqaret do përjetojnë emocione te papërshkrueshme fale disa personave qe do vijnë rishtazi ne jetën e tyre. Ne planin financiar nuk është koha te rrezikoni shume për te arritur ku dëshironi.

Peshorja

Bashkëpunimi dhe dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do afrohen me shume me njeri-tjetrin dhe do ia kalojnë me se miri. Beqaret nuk duhet te kërkojnë asgjë me ngulm, por duhet t’i marrin gjerat si t’iu vijnë. Për shkak te shpenzimeve te pamenduara qe do kryeni, financat do kenë disa tronditje.

Akrepi

Klima ne çift nuk do jete e ngrohte sot, prandaj bëni kujdes me ato qe do thoni. Nga momenti ne moment mund te lindin debate dhe mosmarrëveshje. Për beqaret me shume rëndësi do kenë miqtë sesa takimet sentimentale. Gjithsesi mire do ishte te mos i mbyllnit portat e zemrës. Situata financiare do filloje te konsolidohet mjaft. Mund te bëni edhe ndonjë investim.

Shigjetari

Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne çift, influenca e yjeve do jete pozitive, por për disa te tjerë do lindin debate. Mundohuni te mos tregoheni kokëfortë dhe te hapni rruge. Beqaret edhe pse do kenë nevoje te kenë dike pranë, nuk duhet te nxitohen dhe te hidhen ne krahët e te parit qe do vije. Financat do stimulohen edhe me tepër. Çdo gjë do shkoje me se miri ne këtë sektor.

Bricjapi

Marsi do ua shtoje dëshirën seksuale sot. Do ndiheni shpesh te lumtur me atë qe keni ne krah dhe do kaloni momente te paharrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm dike, ai do shfaqet papritur. Financat do jene shqetësuese dhe do keni një problem goxha te madh për te zgjidhur. Beni shume kujdes!

Ujori

Jeta ne çift do jete e mrekullueshme gjate kësaj dite. Secili nga partneret do mbaje përgjegjësinë e vet dhe do tregohen me tolerant me tjetrin. Beqaret do kenë mbështetjen e Venusit dhe Jupiterit. Priten takime mbresëlënëse te cilat nuk duhen humbur. Situata financiare edhe pse nuk do ketë përmirësime pritet te stabilizohet. Tregohuni pak me te matur.

Peshqit

Nëse jeni ne një lidhje, do e përforconi bashkëpunimin me atë qe keni ne krah dhe nuk do i mbani mëri njeri-tjetrit. Te gjithë kalojnë momente te vështira, e rëndësishme është te mos e humbni besimin. Beqaret do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje serioze. Ne planin financiar, edhe pse situata do jete e qëndrueshme, duhen shmangur investimet e mëdha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit