-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE-ja propozon sanksione të reja ndaj Rusisë

Kryesoret

Brukseli i ka propozuar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian rundin e 11 të sanksioneve lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës, sanksione që synojnë të parandalojnë shmangien e ndëshkimeve paraprake.

“Kjo paketë do të përqendrohet në zbatimin e sanksioneve, efektivitetin e tyre dhe si të parandalohet shmangia e sanksioneve”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer.

Pjesë e paketës së sanksioneve që KE-ja ka propozuar synojnë ndaljen e eksporteve të teknologjisë së ndjeshme të tetë kompanive kineze, nën dyshimet se këto kompani po shesin teknologji të tillë në Rusi, raporton AFP, që ka parë një dokument të paketës së re të sanksioneve.

Ambasadorët e BE-së të mërkurën do të takohen për të nisur bisedimet për rundin e ri të sanksioneve.

Të 27 shtetet e bllokut evropian kanë goditur Moskën me sanksione të paprecedentë që kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.

Por, shumë diplomatë evropianë kanë thënë se blloku evropian është afër arritjes së limitit, sa i përket masave të gjera që të gjitha anëtarët mund të pajtohen që t’i vendosen Moskës.

Brukseli tani po përqendrohen që të mbyllen zbrazëtirat ligjore në paketat e sanksioneve që veçse janë vendosur./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit