Nëse në 14 Maj do të zgjidhet kryetar bashkie i Elbasanit, Luçiano Boçi tha mbrëmjen e sotme në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” se do të ngrejë një grup auditi për vlerësuar se si do të veprohet me inceneratorin.
“16 vite në Elbasan nuk ka asnjë gjobë ndaj atyre që ndotin ajrin, kjo është një tjetër çudi si ka operuar bashkia e Elbasanit. Unë me iniciativën time që është emocionale do ta fikja inceneratorin. Kjo është zgjidhja si qytetar i Elbasanit.
Boçi te “5Pyetjet”: 4 problemet e Elbasanit! Fikni inceneratorin, po helmohemi
Por në rast se do të jem kryetar bashkie do të ngre një grup auditi që të shihen efektet në mjedis, shëndet dhe efektivitetin ekonomik të inceneratorit të Elbasanit. Qytetarët paguajnë shumë para për përpunimin e mbetjeve. Qytetarët e Elbasanit paguajnë 52 mijë lekë për ton për mbetje. Një shifër shumë e lartë.
Gara në Elbasan/ Boçi te “5Pyetjet”: Rama e kaloi vijën e kuqe! Nuk trembem
Por çfarë do të ndodhë nëse fik inceneratorin? Boçi propozon një tjetër zgjidhje. “Mënyra më e mirë është që të ndërtohet një landfill për Elbasanin. Ky është projekti më i mirë. Elbasani nuk mund të bëhet bashki turistike nëse do të mbledhë plehrat e të gjitha bashkive të tjera” tha ai.
Për kërcënimet e Ramës që nëse zgjidhet nuk do të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe bashkisë, nuk ishte i shqetësuar. “Ai është i detyruar për grandin, buxhetin, që realizohet nga taksat. Ka edhe mënyrë të tjera për investimet. Janë Banka Botërore. Ka edhe garanci sovrane. Mjafton të kesh idetë” përfundoi Boçi.