-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër trofe në raftin e Messit, shpallet Sportisti i Vitit në Botë

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi është votuar si Sportisti i Vitit në Botë nga Laureus.

Messi mposhti konkurrenenët si Kylian Mbappe, Max Verstappen dhe Rafael Nadal pasi shtatë herë fituesi i Topit të Artë realizoi ambicien e tij përfundimtare në Katar.

Ai fitoi Kupën e Botës për vendin e tij pasi luajti një rol udhëheqës, teksa iu bashkua Diego Maradonas si dy legjenda që e kanë frymëzuar kombëtaren drejt triumfit.

35-vjeçari është aktualisht në qendër të spekulimeve që e lidhin atë me një lëvizje në Arabinë Saudite. Por tani për tani, ai mbetet në Paris Saint-Germain, ku po zhvillohej ceremonia prestigjioze e Laureus.

“Dua të jem në gjendje ta shijoj atë. Ishte një moment shumë i veçantë në Katar. Ishte trofeu që më mungonte. Ishte e veçantë edhe për bashkëlojtarët e mi dhe për të gjithë vendin. Futbolli ka qenë një mënyrë jetese për mua. Sporti në përgjithësi i bashkon njerëzit me vlera”, u shpreh ai.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit