Në raportin e fundit të inteligjencës britanike thuhet se Rusia po rekruton punëtorë emigrantë nga Azia Qendrore për t’i ndihmuar forcave ruse në luftën kundër Ukrainës.
Në përditësimin e fundit të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë, ministria britanike e Mbrojtjes raportoi se rekrutuesit ushtarakë rusë “kanë vizituar xhamitë dhe zyrat e imigrancionit”, për të shënjestruar punëtorët emigrantë që kanë ardhur nga Azia Qendrore në Rusi.
“Në zyrat e imigracionit, në mënyrë rutinore, personeli përpiqet të rekrutojë emigrantë,” tha ministria britanike në Twitter.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 8 May 2023.
Find out more about Defence Intelligence’s use of language: https://t.co/q3q2D3qfib
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/fEVdSbv4Kq
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) May 8, 2023
Ata madje u ofrojnë atyre “një rrugë të shpejtë drejt nënshtetësisë ruse, prej gjashtë muajsh deri në një vit, në vend të procedurës së zakonshme prej pesë vjetësh”.
Radio Evropa e Lirë më parë kishte raportuar se rekrutuesit i joshin punëtorët emigrantë duke u ofruar bonuse financiare me vlerë prej 2.390 dollarësh dhe paga deri në 4.160 dollarë në muaj.
Rekrutët ka të ngjarë të dërgohen për të luftuar në vijën e frontit, thanë ekspertët britanikë të inteligjencës, si pjesë e përpjekjes së Rusisë për ta përmbushur synimin për t’i bërë 400 mijë vullnetarë që luftojnë në Ukrainë./rel