-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshmia e shqiptarit që vrau vajzën: Gruaja në krevat me mua, por fliste me italianin

Kryesoret

Taulant Malaj, bukëpjekësi shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare dhe fqinjin italian e pranoi menjëherë krimin e dyfishtë. Kur zyrtarët e policisë italiane e arrestuan, në trup mbante veshur ende rrobat me gjak, ndërsa armën e krimit, një thikë kuzhine, e kishte braktisur në makinën e tij.

“Nuk e kuptoi që ishte vajza”, avokatët e shqiptarit: U verbua nga inati

“Gruaja ime e kishte pranuar tradhtinë. Gruaja ime pranoi që kishte një lidhje me Massimo-n. Më kishte kërkuar falje për këtë lidhje, por unë doja të ndaheshim”, kështu mësohet t’i ketë thënë hetuesve 45-vjeçari, shkruan ANSA.

Por të shtunën kishte ndodhur diçka tjetër, gjithnjë sipas rrëfimit që autori i dyshuar ka dhënë për hetuesit. Gjatë kohës që burrë e grua ishin në shtrat, gruaja sipas tij, nisi të fliste me mesazhe me dikë.

“Si është vajza?”, pas krimit horror, vlonjati flet përpara policisë: M’u errën sytë

45-vjeçari kishte dyshuar dhe kishte parë telefonin e të shoqes, ku sipas tij, kishte zbuluar se ajo po fliste me fqinjin e shtëpisë, Massimo-n. Pak kohë më pas, kishte dalë nga shtëpia dhe kishte pritur derisa Massimo të kthehej nga një lokal ku kishte qenë. Sapo ai hyri në derën e godinës së banimit, e goditi për vdekje me thikë.

Gjithnjë sipas mbrojtësve të tij, Malaj i tha hetuesve se të parin kishte vrarë Massimo-n. Më pas ishte ngjitur në shtëpi, ku nisi të godiste bashkëshorten e më pas të bijën që tentonte të mbronte të ëmën. 

E la të plagosur, Taulant Malaj-gruas: Duhet të mbijetosh dhe të vuash

“Në atë moment, i errësuar nga inati nuk e ka kuptuar që përballë kishte të bijën dhe ka vijuar ta godasë”, thonë mbrojtësit e tij. Dy avokatët, shkruan ANSA, flasin për një lidhje të fortë mes autorit të dyshuar dhe fëmijëve të tij, Jessica-s 16-vjeçare dhe djalit 5-vjeçar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit