“Nuk po të vras sepse duhet të mbijetosh dhe të përjetosh gjithë dhimbjen që më ke shkaktuar”.
Këto kanë qenë fjalët e 45-vjeçarit Taulant Malaj, i cili vrau vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika dhe plagosi rëndë gruan me të cilën ishte në proces divorci pasi dyshonte se e tradhtonte.
Para se të godiste disa herë me thikë vajzën dhe gruan në banesën e tyre në Torremaggiore, Foggia, ai kishte vrarë 51-vjeçarin italian Massimo De Santis në shkallët e pallatit.
Pas krimit 45-vjeçari nga Selenica kishte filmuar dhe një video me trupat e shtrirë dhe gruan e tij të larë në gjak që e pyeste se çfarë po bën. Pikërisht nga videoja e tij ka dalë dhe një version i ri i fakteve, ku vetë Taulanti i kishte thënë gruas se po e linte gjallë që ajo të vuante për humbjen e fëmijëve