Një turist holandez e ka marrë pasditen e sotme rrjedha e lumit Osum pranë Çorovodës.
Në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore gruaja holandeze H. (V. A.) C. S. 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, J. A. S. 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum.
64-vjeçarja ka mundur të dalë nga lumi, ndërsa bashkëshortin ka deklaruar se e ka marrë rrjedha e ujit.
Shërbimet e policisë, zjarrfikësja dhe polumbarët e RENEA-s kanë shkuar në kanion dhe po vijojnë kërkimet në lumin Osum.