Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është diskutuar shumë për ndodhitë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe për ato jashtë.
Pas daljes për herë të dytë nga BBV, Kiara hapi një Instagram të ri për Luizin (me kërkesë të këtij të fundit), pas mbylljes së atij, që menaxhohej nga shoqja e këngëtarit.
Por menjëherë pas kësaj, kunati i Luizit, Sokol Tahiri, bëri një postim në Instagramin e tij ku u kërkohej fansave që të mos bënin folloë tek adresa e re. Në këtë mënyrë, u aludu se mes Kiarës dhe familjarëve të Luizit marrëdhëniet nuk janë të mira.
Por duket se pas daljes së Luizit nga BBV, gjërat kanë ndryshuar, pasi tashmë ky postim është fshirë dhe nuk gjendet më në faqen e kunatit të këngëtarit.