Shanset që finalja e Kupës së Greqisë mes AEK-ut dhe PAOK-ut të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” akoma nuk janë zbehur.
Sipas “Sportal.gr”, federata helene e vlerëson faktin që Shqipëria po hap dyert për një sfidë të tillë ku rreziku i përplasjes së dy tifozerive është shumë i lartë, por opsioni real është kryeqyteti i Serbisë, Beogradi.
Edhe pse në lojë është Bukureshti gjithashtu, federata greke kërkon me çdo kusht që ta organizojë në një nga dy stadiumet e Beogradit, “Rajko Mitić” ose “Partizan”.
Një vendim shumë i shpejtë do të merret gjatë orëve të ardhshme pasi data është caktuar dhe mbetet 24 maji.
Ndërkohë presidenti i FSHF Armand Duka për mediat greke ka thënë se “është nder të presë finalen e Kupës së Greqisë”.
“Ne po përballemi pozitivisht më mundësinë për të pritur finalen e Kupës së Greqisë në Tiranë. Ne do të ishim mëse të lumtur për ta bërë një gjë të tillë”.
“Për fat të keq, problemi me datat i përket Federatës Greke të Futbollit dhe jo federatës tonë. Më datë 24 maj është e pamundur që të luhet kjo ndeshje në “Air Albania”, shtoi Duka.