“Palët bënë hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe”. Kështu e përmblodhi pjesën kryesore të takimin të Nivelit të Lartë më 2 maj në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërmjetësi sllovak i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë vlerësim ai e dha në një shkresë në Facebook ku përmblodhi gjithashtu javën e tij të punës. Për Draft-Statutin e paraqitur nga Ekipi Menaxhues, Lajçak u shpreh se ai “nuk ishte final”, por se shpalosja fillestare e saj “ishte pikënisje e rëndësishme për takimin e ardhshëm në nivel kryenegociatorësh”; takim ky i cili pritet të mbahet gjithashtu këtë muaj ndërmjet Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.
Po ashtu, Lajçak foli edhe për Deklaratën për Personat e Pagjetur e cila u miratua nga liderët, për të cilën ujdi u shpreh “i kënaqur” që tashmë është arritur pajtim “për të qartësuar vendndodhjet” e njërëzve të zhdukur gjatë luftës. “Ne mirëpresim miratimin e Deklaratës për Persoant e Pagjetur dhe presim përparim në mbylljen e çështjes së mbetur të personave të pagjetur. Kjo jo vetëm që do t’u ndihmojë familjeve të gjejnë pa1qqe por edhe të çojë përpara normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Me shpërbërjen e Ekipit Menaxhues pala kosovare “shkeli germën dhe frymën e marrëveshjeve të Dialogut”, ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje me shkrim dërguar Nacionales. Madje Stano e quan “vendim të raportuar të Kosovës” duke lënë të kuptohet se nuk kanë pranuar një vendim të tillë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE. Zëdhënësi shprehet se ky Ekip Menaxhues “duhet të qëndrojë në vend” deri në miratimin përfundimtar të një statuti të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.