-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër Real-City, Guardiola: Nuk jemi Madridi për të bërë revansh

Kryesoret

Manchester City i Guardiolës dëshiron Champions League dhe pengesa e fundit para finales në Stamboll është Real Madridi i Ancelottit që eliminoi anglezët sezonin e kaluar. “Ishte e vështirë si eliminim pasi bëmë një paraqitje të mirë në shtëpi” tha trajneri i “qytetarëve”. “Në ndeshjen e kthimit nuk ishim mjaftueshëm të mirë dhe uruam Real Madridin”.

Revansh? “Ne nuk jemi këtu për një revansh, është thjesht një mundësi e re për të arritur në finale dhe për të fituar Ligën e Kampionëve” vazhdoi Guardiola . “Është e kotë të mendosh për atë që ndodhi vitin e kaluar, sepse ne po luajmë kundër Real Madridit dhe ne, e dimë se çfarë do të thotë në këtë kompeticion. Nëse ka diçka, duhet të mësojmë diçka nga ato ndeshje, por në çdo rast gjithçka do të vendoset në Mançester në ndeshjen e dytë”.

Krahasuar me sezonin e kaluar, gjërat nuk kanë ndryshuar shumë: “Ne jemi në thelb në të njëjtën situatë. Jemi në garë për të fituar Premier League dhe duam të konkurrojmë për Ligën e Kampionëve. Për ta fituar atë, duhet të eliminoni skuadrat më të mira dhe Real Madridi është një prej tyre, duke luajtur futboll të nivelit të lartë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit