Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në Itali ku 49-vjeçar, Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian i cili dyshohet se ishte burri me të cilën gruaja e autorit e tradhëtonte atë.
Nga kjo ngjarje e rëndë është plagosur edhe bashkëshortja e autorit. Ndërsa ditën e sotme kanë dalë detaje të reja nga avokatët mbrojtës të Taulant Malajt.
Sipas tyre autori ka qenë i tronditur dhe nuk e ka kuptuar që personi që ka qëlluar ka qenë vajza e tij, 16-vjeçarja Gisella Malaj.
Mediat italiane shkruajnë se avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio kanë treguar se ai ka qenë i verbuar nga inati.
“Malaj i tha prokurorit se fillimisht e vrau Massimon, më pas u ngjit në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën, e cila po përpiqej të mbronte nënën e saj. Në atë moment, i verbuar nga inati, ai nuk e kuptoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste. Kishte një lidhje të fortë mes autorit dhe fëmijëve të tij, 16-vjeçares që vrau dhe djalit 5-vjeçar,” thanë avokatët Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio.
“Si është vajza?”, pas krimit horror, vlonjati flet përpara policisë: M’u errën sytë