Kryebashkiaku Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, ku mori pjesë në seancën e parë të gjyqit kundër kreut të Foltores, Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për shpifje lidhur me vizitën e tij në Iran.
Në një deklaratë për mediat pas seancës Veliaj tha se Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.
“Sot isha unë nismëtari i një akuze ndaj Berishës, i cili ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon, por cdo gjë ka një limit, as budallait dhe as të ligut nuk duhet të hapet rrugës, këto akuza t’i provojë në gjykatë, ka kaq kohë që më fton debat, po Berisha nuk është burrë, është frikacak, Berisha është i lig, ka promovuar kulturën hidh baltë pa pikë përgjegjësie në 19 maj në orën 11:00 Berisha do paraqitet me detyrim në gjykatë”, tha Veliaj.