Nëpërmjet një postimi në Facebook, Boçi shkruan se rreth 12.000 qytetarë që punojnë në sektorin e fasonerisë në Elbasan rrezikojnë të humbasin vendet e punës.

Sakaq i ka bërë thirrje qeverisë që të ndërhyjë urgjentisht për të normalizuar kursin e monedhës Euro, pasi i ka shkaktuar sektorit fason 225 mln euro humbje.

Postimi i plotë:

O TI QË VJEN TË MARTËN…

12.000 frymë që punojnë në sektorin fason në Elbasan rrezikojnë të humbin punën, nëse qeveria nuk ndërhyn për të normalizuar kursin e monedhës Euro. Rënia e Euros i ka shkaktuar këtij sektori vitin që shkoi 225 milion euro humbje.

Rënia e Euros ka ulur eksportet. Kjo gjendje kërcënon 12.000 vende pune në Elbasan, ose gati 25% të familjeve të bashkisë.

Kjo çështje është shumë alarmante!

Për ata që nuk e dinë, përfshi ty që vjen të martën – sektori fason në Shqipëri është punëdhënësi i dytë më i madh pas shtetit. Dhe është sektori më i rëndësishëm në sjelljen e valutës së huaj në vend. Në këtë vend, i cili varet thellësisht nga importet dhe nga mallrat që blihen jashtë, ardhja e valutës është jetike për të ruajtur ekuilibrin e kostos së jetesës.

Euro është ulur me qëllim nga Banka e Shqipërisë për t’i lejuar qeverisë mundësi për të marrë borxh të freskët. Qeveria këto parà i çon tek klientët e saj.