Tjetër incident. Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka denoncuar se në fshatin Mzi, Njësia Administrative Fierzë e Bashkisë Fushë Arrëz, “një bandë e armatosur me në krye Drejtorin e HEC-it Fierzë, kriminelin elektoral Vasil Muslija me të birin dhe shtetasin Zamir Sadiku, kanë ushtruar dhunë me armë kundër katër aktivistëve të Partisë Demokratike”.
Denoncimi vijon më tej duke theksuar se “sipas raportimeve nga terreni, nga spitali dhe nga përfaqësues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Pukë, si pasojë e dhunës ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Besmir Nika, dhe me plagë më të lehta vëllai i tij, Bledari.
Të tre personat dhunues, sipas raportimeve, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë qarkulluar në zonë të armatosur dhe duke ushtruar presion e shantazh ndaj banorëve”, thuhet në deklaratën e BF.