Dorëzohet në polici shqiptari nga Kosova, Haki Bajrami, i cili vetëm para pak ditësh dogji shtëpinë e ish-partneres në Llakatund të Vlorës dhe tentoi të digjte në të edhe djalin dhe nënën e saj.
Në një intervistë për mediat nga arratia, Bajrami ka treguar versionin e tij të ngjarjeve. Ai tregoi se Ana, ish-partnerja e tij, e ka lënë disa herë, si dhe e ka tradhtuar.
Më tej, Bajrami u shpreh se ka hapur dy lokale vetëm që e dashura e tij të punojë aty dhe jo në tallavatë, ku angazhohej më parë.
Ai shtoi se ka braktisur 5 fëmijët e tij dhe ish-gruan vetëm për Anën.