Një zbardhur dinamika e ngjarjes ku humbën jetën 2 turiste në Valbonë teksa eksploronin zonën.
Vajzat e huaja, një belge e identifikuar si Baets Myrthe, 25 vjeçe dhe tjetra nga Franca, emri i të cilës ende nuk është mësuar ishin nisur për hiking në terrenin malor që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit.
Dy vajza ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën që është ende e pranishme në këtë zonë.
Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rrëshqitur nga dëbora duke rënë në një greminë.
Më vonë, u ka rënë dhe një ortek, goditje që ka rezultuar fatale për jetën e të rejave. Trupat e vajzave nuk janë nxjerrë ende. Policia njoftoi se zona është mjaft e thepisur dhe është e pamundur edhe ulja me helikopter.