Oficerët e Administratës së Ndjekjes së Drogës në Selanik kanë kryer gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 100 kilogramë kokainë. Droga ka ardhur nga Amerika Latine me një kontejner.
Policia vendosi të mos e hapte por të prisnin derisa anëtarët e grupit të shkonin në vend për të marrë drogën. Kështu ndodhi.
Ata i kanë ndjekur dhe kanë bllokuar dy makina duke i arrestuar. Deri më tani janë arrestuar gjithsej nëntë persona, anëtarë të organizatës kriminale, mes të cilëve edhe drejtuesi i saj.
Siç rezultoi, të arrestuarit kishin përdorur makina me qira për transportin e drogës. Ende nuk dihet origjina e të arrestuarve.