Po bëhen gati 24 orë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë nga turisti holandez të cilin e mori lumi dje në Osum. Polumbarët e RENEA-s për momentin i kanë ndërprerë kërkimet. Ngjarja ndodhi tek kanionet pranë Çorovodës.
Gruaja arriti që të shpëtonte dhe shkoi në polici për të kërkuar ndihmë. Ajo ka rrëfyer se rrjedha ishte e fuqishme. “Rrjedhë e lumit ishte e fuqishme, mezi dola vetë, burrin e mori uji. E humba nga sytë” ka deklaruar turistja holandeze.
“Në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore gruaja holandeze H. (V. A.) C. S. 64 vjeçe, e cila paraprakisht ka deklaruar se së bashku me bashkëshortin e saj, J. A. S. 68 vjeç, ishin futur për të notuar në kanionet e lumit Osum” njoftoi policia dje.