-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pikiata e euros rrezikon bizneset eksportuese, Sejko: Forcimi i Lekut vjen nga ekonomia reale!

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve eksportuese për të diskutuar mbi shqetësimet e ngritura nga ata lidhur me forcimin e kursit të këmbimit të lekut ndaj monedhës euro.

Në takim mori pjesë gjithashtu dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, së bashku me përfaqësues të tjerë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) si dhe drejtues nga Banka e Shqipërisë (BSH).

Nga ana e eksportuesve të pranishëm ishin Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Turizmit z. Lumtor Shkreli, Bashkimi i Industrialistëve në Shqipëri, Edvin Prence dhe Florjon Zekja, Shoqata Proeksport Albania, Filip Gjoka, Shoqata e Bimëve Mjekësore dhe Aromatike.

Guvernatori Sejko e hapi këtë takim duke theksuar se Shqipëria prej shumë vitesh ndjek një regjim të lirë kursi këmbimi. Në zbatim të këtij regjimi, Banka e Shqipërisë nuk targeton një nivel të caktuar të kursit të këmbimit, e megjithatë i kushton një vëmendje të veçantë ecurisë së tij.

Për sa i përket trendit forcues të monedhës vendase, sipas analizave të kryera, Banka e Shqipërisë gjykon se ky pasqyron përmirësimet strukturore të ekonomisë dhe të tregjeve financiare shqiptare, të shfaqura këto në forcimin e pozicionit të jashtëm të ekonomisë dhe në rritjen e besimit të publikut në monedhën kombëtare.

Gjithashtu Guvernatori shtoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative çka sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit