-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 ditë përpara zgjedhjeve Dritan Agolli i jep 3 milionë Euro pa garë Salillarit (Dokumentet)

Kryesoret

Katër ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit i ka dhënë kompanisë “Salillari” në pronësi të Lulzim Salillarit një tender 375 milionë Lekë ose mbi 3 milionë Euro. Oferta u hap në fund të qershorit të kaluar dhe u mbyll në korrik të po 2022-shit. Sot u shpall fituesi. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e procedurës tenderuese.

Tenderi
Fondi i drejtuar nga Dritan Agolli i dha Salillarit 3 milionë Euro për ndërhyrje për përmirësimin e hapësirave publike të destinuara për aktivitete rekreative dhe sportive. Investimet do të bëhen në Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër. Afati për realizimin e projekteve është 18 Muaj.

Dyshimet
Tenderi për ndërhyrjet në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua te luaj” sikur specifikohet në procedurat e prokurimit ka ngjallur dyshime të forta për dy arsye. Së pari është fituar kokë më kokë.

Fondi i vendosur në dispozicion ishte 375 milionë Lekë dhe fituesi, Salillari ofroi 374,899,189. Së dyti tenderi është kapur me flamur të kuq (kliko këtu) nga faqja që monitoron procedurat e prokurimeve publike. Shkaku lidhet me mungesën e garës. Pa konkurrencë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit