Drejtuesit e mjeteve kanë kërkuar që të merren masat në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, pasi ndodhin aksidente të shumta. Madje disa banorë të zonës kanë hedhur akuza se hidhet vaj dhe naftë në rrugë.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, i cili shkruan se hedhja e vajit, naftës dhe lendeve të tjera viskoze të padukshme në disa akse rrugore, po krijon aksidente, te vdekur dhe panik publik.
“Kam 5 vjet qe dëgjoj per akte çnjerëzore ende tè pakonfirmuara nga policia, por që vazhdojne te shtojnë rradhet e dëshmitarëve de viktimave.
Hedhja e vajit, naftès dhe lèndève të tjera viskoze te padukshme ne disa akse rrugore, po krijon aksidente, te vdekur dhe panik publik.“, shkruan Karamuço në një postim në facebook.