-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Qeverisja lokale po përdoret për opozitë të nivelit qendror

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se në disa raste niveli i qeverisjes lokale po përdoret si opozitë ndaj nivelit qendror. Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se Qeveria ka ndarë buxhet rekord për komunat. Kurti ka thënë se për financimin komunal nga Komisioni i Granteve ka ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës me komunat të katërtin deri më tani. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale po përdoret për opozitë nivel qendror. Gabim ka qenë atëherë. Gabim është tani. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, ka thënë Kurti në nisjen e mbledhjes.

Në kuadër të shqyrtimit të draftit të programit për zyrën për çështje të komuniteteve kanë dhënë vërejtje ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dhe zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi. Me to është pajtuar Kurti që ka thënë se duhet të bëhet më shumë jo vetëm në një ministri apo në një zyrë. “Besoni që duhet të shërojmë pak situatën me gjithë ato keqpërdorimet që janë bërë”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit