-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti: Reforma e drejtësisë solli vonesa përtej parashikimeve

Kryesoret

Në 110 vjetorin e themelimit të Gjykatës së Lartë që përkon me Ditën e Drejtësisë, Presidenti Bajram Begaj u shpreh në fjalën e tij se reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore.

“Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit. Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent.

Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016.

Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashkimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore.

Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit