-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Produktet ushqimore me rritjen më të lartë të çmimeve në prill!

Kryesoret

Ndonëse rritja e çmimeve në muajin prill u ngadalësua sërish, disa prej ushqimeve bazë kanë vijuar shtrenjtimin me ritme të shpejta. Të dhënat e detajuara të INSTAT bënë të ditur se “qumështi, djathi, veza”, “peshku”, “mishi” dhe “patatja” kanë vijuar rritjen me ritme dyshifrore.

Bulmeti është bërë pothuajse i papërballueshëm për pjesën më të madhe të familjeve shqiptare dhe rritja e tij nuk po ndalet. Në prill, grupi “Qumësht, djathë dhe vezë” u shtrenjtua me 15.5%, pas një zgjerimi prej 17.1% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Operatorët kanë pohuar se kostot e tyre janë rritur për shkak të lëndës së parë, mungesës së fuqisë punëtore që ka ulur nivelin e grumbullimit të qumështit të papërpunuar si dhe politikave fiskale që ulën nivelin e TVSH-së së rimbursuar. Produktet e qumështit madje janë më të shtrenjta edhe se rajoni, duke bërë që të shtohet konkurrenca nga importi.

Mishi është produkti tjetër bazë që sa vjen e po kushton më shumë në buxhetin familjeve. Në prill, sipas INSTAT, indeksi vjetor i këtij grupi u rrit me 12.3%, nga 7.8% që ishte ndryshimi vjetor në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Mungesa e prodhimit vendas ka bërë që çmimet e bulmetit të rriten me ritmet shumë të larta vitin e fundit. Nëse doni të blini peshk, duhet të mendoheni mirë. Çmimet e tij janë rritur me 13.5% në prill, nga 3.6% që ishte ndryshimi vjetor në prill 2022. Më shumë kushton dhe patatja (+10.7) dhe frutat (+7.7%).

Në të njëjtën linjë edhe vaji, që me fillimin e luftës u shtrenjtua ndjeshëm, në prill të këtij viti u rrit me më pak se 1%. Më i moderuar ishte dhe shtrenjtimi i bukës e drithërave dhe sheqerit./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit