Shpërdoroi detyrën duke shitur produkte ushqimore me vlerë të konsiderueshme, të kompanisë në të cilën ishte i punësuar, vihet në pranga 40-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë ndaluan shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.
Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas, me detyrë agjent shitjeje në një kompani që tregton produkte ushqimore me shumicë, gjatë periudhës tetor 2022-mars 2023, ka tërhequr mallra të ndryshme për llogari të kësaj kompanie dhe nuk i ka depozituar ato, por i ka shitur në subjekte të tjera, duke përfituar shumën 2 600 000 lekë të rinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.