Katër ditë përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë mesazh për shitblerjen e votave duke kërkuar masa konkrete nga drejtësia.
“Të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë, kemi parë raportime për blerje dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet do të bëjnë detyrën e tyre, nëse disa po thonë se po blen vota për një parti politike, ndaj kësaj partie politike duhen ndërmarrë veprime”, tha Kim.
Kim garantoi se pavarësisht se do të largohet nga Shqipëria tani që është në fund të mandatit të saj, përkushtimi i SHBA-së për reformën në drejtësi nuk do të ndryshojë cilido ambasador që të vijë.
“Tani është koha për një ambasador të ri dhe të gjithë kemi parë procesin që është zhvilluar në SHBA. Ju mund të ndryshoni ambasadorë por mbështetja për reformën në drejtësi nuk ka për të ndryshuar. Kur SHBA flasin dhe këmbëngulin për reformën në drejtësi e bëjnë si një mik i mirë” tha ajo.
Yuri Kim lë porositë për drejtësinë para largimit: Të korruptuarit në burg