Një aksident u regjistrua paraditen e djeshme në zonën e Saukut në Tiranë, ku një autobus i linjës së Petrelës u përplas nga një automjet tip “Audi”.
Sipas verifikimeve paraprake nga ekspertë të Policisë Rrugore, ka rezultuar se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i automjetit.
Aksident i rëndë në Tiranë, përplaset urbani i Petrelës, 6 të plagosur
Spitali Universitar i Traumës informon se nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në Sauk, kanë marrë trajtim mjekësor 10 pacient të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Tashmë në spital ndodhet vetëm pacienti I.A. jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A.
Vjen njoftimi i policisë: “Audi” i preu rrugën autobusit në Tiranë (Bilanci)
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa tre pasagjerë të tjerë, pas kontrollit mjekësor, janë larguar nga spitali.
Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit, shtetasi I. A., ka hyrë kundravajtje duke i dalë para autobusit dhe ka shkaktuar aksidentin.
Po kryhen procedurat për ndalimin e shtetasit I. A. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.