-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mbyll fushatën në Shkodër, thirrje Benet Becit: Tërhiqu të të mbetet pak nder

Kryesoret

Ish-kryeminstri Sali Berisha ditën e sotme ka mbyllur fushatën në qytetin e Shkodrës. Berisha mes të tjerash i bëri thirrje kandidatit të PS-së Benet Beçit të tërhiqet nga gara për me nderë.

“Është nder i madh sot të vij këtu te ju për mbështetjen tuaj, për kryetarin e ardhshëm të bashkisë dhe kryetarin aktual, Bardh Spahia. 

T’u ftoj ju me 14 maj, në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj të Shkodrës, të votoni numrin 1. Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij.

Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit. U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik. Të votoni njeriun, që gjatë një periudhe të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme, bëri gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh.


Me 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit