Tefta Malaj, e goditur me thikë nga bashkëshorti që vrau vajzën 16-vjeçe deklaroi për mediat italiane se Taulanti, e “kishte planifikuar gjithçka”.
“Burri im është një përbindësh. Deri dy vjet më parë ai ka ngacmuar seksualisht vajzën tonë. Ka ndodhur disa herë… Vajza ime nuk donte të fliste më me të dhe për këtë ai jo vetëm që ia shkatërroi jetën, por edhe e vrau” tha ajo.
Nga shtrati i spitalit ku ndodhet e shtruar, gruaja tha “Xhesika ka dy vite që nuk komunikon me të atin dhe nëse nuk e ka denoncuar, vetëm për të mos pasur reputacion të keq: e dini si është”.
“Burri i kishte planifikuar të gjitha, ne ishim të gjithë në gjumë në atë kohë” tha gruaja. Ai nuk punonte atë natë, po pushonte në shtëpi.
Nuk e dëgjova të dilte, pastaj unë e pashë që u kthye, e mori fëmijën dhe donte ta vriste, u hodha për të shpëtuar fëmijën, i vogli flinte, pastaj më dha aq shumë goditje me thikë.
Nuk më kujtohet më. Ai ka bërë video. Vajza ime ishte në gjumë, dëgjoi zhurmat dhe u ngrit. Ai kurrë nuk e donte vajzën tonë” tha ajo.