-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioneri thirrje partive: Mos u çoni SMS qytetarëve për votën

Kryesoret

Tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 14 Majit. Lufta po nxehet akoma më shumë në orët e fundit. Në të gjitha format dhe mënyrat për të bindur qytetarët. Edhe me mesazhe. Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar në lidhje me dërgimin e mesazheve zgjedhore nga forcat politike. Në deklaratën bëhet thirrje që të ndalohet menjëherë çdo përpunim i paligjshëm i të dhënave personale. Sipas tij, dërgimi i këtyre mesazheve konsiderohet i paligjshëm.

“Ditët e fundit është konstatuar një dërgim masiv mesazhesh të një subjekti zgjedhor në drejtim të qytetarëve nëpërmjet shërbimit të telefonisë së levizshme. Kjo veprimtari konsiderohet përpunim i paligjshëm i të dhënave personale dhe vjen në kundërshtim me parashikimet e ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka vendosur në dispozicion të partive politike dhe të çdo subjekti zgjedhor, por edhe të gjithë publikut Udhëzuesin “Për përpunimin e të dhënave personale në kontekstin e fushatave zgjedhore”. Në këtë dokument shpjegohet edhe më qartë qasja në raport me përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

Zyra e Komisionerit do të hetojë çdo rast të shkeljes së ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” nga çdo subjekt zgjedhor apo operator ekonomik. Zyra e Komisionerit, gjithashtu, u bën thirrje të gjithë subjekteve zgjedhore të ndalojnë menjëherë çdo përpunim të paligjshëm të të dhënave personale” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit