Një aksident me vdekje u regjistrua mëngjesin e sotëm në Himarë. “5Pyetjet.al” publikon pamje nga vendi i ngjarjes dhe foton e viktimës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30, në aksin rrugor Sarandë-Borsh. Jorgo Bitri rreth 60 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasoje e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Jorgo Bitri, si dhe kanë ngelur të dëmtuar 2 pasagjerët.
EMRI/ Aksidenti me vdekje në Sarandë – Borsh, “Opeli” i shkatërruar nga përplasja!