Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar pas lajmeve nga mediat në Athinë se ministri Nikos Dendias kishte urdhëruar ambasadoren në Tiranë që të takonte me urgjencë Olta Xhaçkën pas arrestimit të Fredi Belerit në Himarë me akuzën e blerjes së votave.
Idrizi, thotë se Xhaçka, jo vetëm që nuk duhet ta presë ambasadoren, por t’i drejtohet Athinës zyrtare me notë proteste për ndërhyrje në punët e brendshme, pasi në Himarë nuk po kandidon Greqia.
“Vazhdojm te pranojm te papranueshmen !!!Cfare lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me nje kanditat per Bashkine e Himares qe eshte shtetas Shqiptar me kombesi Greke ?
Po kandidon shteti Grek ne Himare apo Fredi Bejleri ? !!! Ministria znj Olta Xhacka , nuk duhet te takoje Ambasadoren Greke , por ti drejtohet me note proteste Ministrise se Jashtme Greke per nderhyrje ne punet e brendeshme te Shqiperise.
# Vec nje Atdhe” shkruan Idrizi.
Akuzohet për blerje votash, arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën