Një operacion ndërkombëtar i kryer nga Serbia, Holanda dhe Belgjika ka rezultuar në goditjen e organizatës më të madhe kriminale të trafikut të drogës në rajonin e Ballkanit, njoftoi të premten Agjencia e Bashkimit Evropian për Zbatimin e Ligjit, EUROPOL.
Njoftimi thotë se më 11 maj, u “kryen bastisje të koordinuara në Serbi dhe Holandë”. Qëllimi i tyre ishte të kapej udhëheqësi i kartelit si dhe të shkatërrohej infrastruktura e shpërndarjes. Shtatë anëtarë të tjerë të kësaj organizate kriminale ishin arrestuar në Belgjikë në vitin 2021”.
Javën e kaluar, revista e së dielës e gazetës Nju Jork Tajms publikoi një artikull të gjatë ku përshkruan me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit.
Ai dhe 29 pjesëtarë të grupit u arrestuan më 2021 pasi EUROPOL-i arriti të deshifrojë aplikacionin për mesazhe telefonike Sky – ECC, një mjet i preferuar komunikimi i trafikantëve të kokainës në Evropë.
Aty u zbuluan të gjitha të dhënat për grupin e Veljko Belivukut.
Autori i artikullit në Nju Jork Tajms, Robert F. Worth i tha Zërit të Amerikës se agjentët evropianë “ende po i hetojnë mesazhet që kanë deshifruar. Pra, mendoj se ka shumë të tjera që nuk janë raportuar ende”.
Agjencia e BE-së për zbatimin e ligjit EUROPOL njoftoi të premtën se në operacionin e fundit, janë arrestuar gjithsej 23 persona, mes të cilëve 3 drejtuesit e kësaj organizate kriminale, të cilësuar si objektivë me vlera të larta.
EUROPOL-i tha se rezultati i bastisjeve ishte:
13 arrestime u kryen në Serbi duke përfshirë 3 objektiva me vlerë të lartë
U kryen 35 kontrolle në shtëpi./VOA
Artikulli i plotë këtu.