Paraditen e sotme në Maliq ka ndodhur një incident ku u përfshinë kandidati për kryetar bashkie i Maliqit, Gëzim Topçiu dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho.
Pas incidentit të ndodhur mes tyre ata të 2 kanë kallzuar në polici kundrejt njëri-tjetrit.
Ndërkohë këtë pasdite ka ardhur edhe reagimi i policisë në lidhje me rastin ku për mes një njoftimi ka bërë të ditur se të dy palët janë marrë në pyetje.
Pas marrjes në pyetje ata janë lënë të lirë.
“Je mashtrues”! Deputeti i PD-së konfliktohet me kandidatin socialist në Maliq: Ik more
Njoftimi i i Policisë
Në lidhje me një rast të publikuar në media, ku gjatë një aktiviteti të zhvilluar nga kryetari i bashkisë Maliq, njëkohësisht edhe kandidat i PS-së, shtetasi G.T., me një grup fermerësh në fshatin Vreshtas, Maliq, pretendohet se është ushtruar presion ndaj deputetit të PD-së, shtetasit E. S., ju sqarojmë se:
Nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u kërkua të paraqiteshin në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, kryetari i bashkisë Maliq G. T. dhe deputeti i PD-së E. S., të cilët janë pyetur dhe intervistuar në lidhje me këtë ngjarje. Pas intervistimit të kryer, të dy shtetasit janë lënë të lirë.
Nga ana e Policisë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe janë administruar pamjet filmike të regjistruara gjatë këtij aktiviteti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për vlerësim.
Deputeti i PD-së kallëzim penal kandidatit socialist në Maliq: Blen vota