Deputeti i PD-s Edmond Spaho është konfliktuar me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun.
Në një video që po qarkullon në media shihet që Sapho akuzon Topçiun se i marrin votat në mënyre të padrejtë.
“Kështu i merrni votat ju me gënjeshtra, shikojeni kryetarin e bashkisë si i mbledh votat“, dëgjohet të thotë Spaho.
Ndërkohë Topçiu i kërkon të largohet duke i thënë: Boll bërë si adoleshent, po ik!
Spaho ka shkuar në komisariatin e Maliqit ku ka kallëzim për krime elektorale ndërkohë. Në një deklaratë për mediat pas denoncimit tha se Topçiu blen vota duke bërë premtime për trenin elektrik.