Mediat greke i kanë kushtuar rëndësi duke e vendosur ndër lajmet kryesore arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit për kryetar bashkie në Himarë.
Reagimi i autoriteteve më të larta greke ishte i shpejtë dhe i fortë, por qytetarët në Himarë zbuluan vetë me zë dhe figurë se Beleri u kishte ofruar lekë në këmbim të votave.
Faqja e parë e gazetës greke “Tanea” hapet me titullin “Qytetarët e Himarës “djegin” Belerin: Na ka ofruar lekë për ta votuar” shkruhet në artikull.
“Një banor i Himarës, duke folur për gazetarët, tha se policia i është paraqitur në shtëpinë e tij në orën 23:00 të së enjtes dhe është marrë për të dëshmuar atë që di në polici.
Siç tregoi ai, një person i ishte afruar në emër të Belerit dhe i premtoi se do t’i jepte 100 mijë lekë në këmbim të votës. “Na ka porositur 100 mijë lekë për votë. Por ne nuk pranuam” tha banorja, shkruan media greke.
“Një tjetër banore e Himarës ka treguar se Niko Panajoti i ka ofruar 200 mijë lekë nëse votonte për Belerin” tha një tjetër.