-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta reagon për arrestimin e Belerit: E rrëmbyen bandat e Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas arrestimi të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri.
Me anë të një postimi në facebook Meta shprehet se Beleri u rrëmbye në mënyrë mafioze  mesnatë nga policia e Ramës.
Postimi i plotë i Metës: 
Pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje!
Ky ështe ilaçi ndaj një Kryeministri dhe një regjimi, që po jep shpirt dhe të tmerruar nga vota e lirë.
Ndërsa SPAK nuk vepron ndaj dhjetëra Kryetarëve të Bashkive, që shkelin ligjin dhe vërtetohen si fajtorë, pas sulmeve të paramenduara dhe të inskenuara të Kryeministrit delinkuent, rrëmbehet pas mesnate në mënyrë mafioze Kandidati për Kryetar i Bashkisë në Himarë.
Të gjithë qytetarët dhe strukturat opozitare në Himarë të jenë në këmbë, të fuqizojnë në maksimum fushatën dhe të intensifikojnë kontaktet me zgjedhësit për të votuar masivisht dhe për t’i dhënë goditjen përfundimtare Kryeministrit, grabitësit dhe shkatërruesit më të madh për qëllime mafioze të pronave në Himarë dhe gjithë bregdetit të Jugut nga Vlora deri në Ksamil.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit