-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tender për transportin e naftës për TEC-et në Vlorë

Kryesoret

Termocentrali i Vlorës ka hapur sot një procedurë prokurimi për transport gazoili nga TEC-i në Triport për gjeneratorët lundrues. Termocentrali i Vlorës që është pjesë e KESH-it përfshihet kështu në vendosjen në punë të TEC-eve lundrues për prodhimin e energjisë.

Transporti do të bëhet nga ambientet e TEC Vlorës për në Triport në mënyrë të vazhdueshme sipas një kalendari që do të dakordësohet me palët dhe afati i kontratës është 24 muaj.

Fondi limit i vendosur për transportin është 20 milionë Euro. KESH vendosi që të merrte me qira gjenerues termikë energjie duke siguruat dy gjenerues termikë lundrues.

Anijet janë të vendosura në Triport të Vlorës. Këto të fundit do të prodhojnë energji përmes naftës sipas nevojës. TEC-et në muajt e fundit kanë qenë në qendër të akuzave nga opozita në drejtim të shumicës qeverisëse si për koston dhe ndotjen e mjedisit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit